Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, thyen këmbën

0
301

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden ka thyer këmbën e tij të djathë të shtunën ndërsa lunate me qenin e tij dhe me shumë gjasa atij do t’i duhet të mbajë veshur një këpucë ecjeje gjatë javëve të ardhshme

“Grafitë fillestare nuk treguan fraktura të dukshme, por stafi mjekësor urdhëroi për një skaner më të detajuar ku dhe më pas u gjetën dy fraktura të vogla në mes të këmbës së tij të djathë”, shkruan në deklaratë doktori i tij, Kevin O’Connor.

Frakturat janë një shqetësim i madh për njerëzit në moshë, por Biden nuk duket se ka një thyerje serioze, bazuar në deklaratën e doktorit dhe në mjekimin që ai do të marrë.

Gazetarët raportuan se presidenti i zgjedhur amerikan po çalonte ndërsa po shkonte për të bërë skanerin.

Biden thyu këmbën teksa luante me qenin e tij Major, një nga dy qentë e tij të cilin e morën pranë shtëpisë së tyre në vitin 2008.

Çifti Biden dhe Jill planifikojnë t’i marrin të dy qentë e tyre dhe macen në Shtëpinë e Bardhë./euronews