Presidenti i UEFA-së ngushëllon FFK-në për ndarjen nga jeta të Agim Bytyqit

0
88

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin i ka dërguar telegram ngushëllimi presidentit të FFK-së, Agim Ademi për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të parë të FFK-së, Agim Bytyqi.
Në nderim të figurës dhe veprës së tashmë të ndjerit Bytyqi mbrëmë është mbajtur një minutë heshtje para ndeshjes së Ligës së Kombeve, Kosovë – Slloveni.

Në telegramin e ngushëllimit të presidentit Çeferin thuhet:

I dashur President, i dashur Agim,

Në emër të UEFA-s dua t’ju përcjell ngushëllimet më të thella për humbjen e Agim Bytyqit, Presidentit të parë të FFK-së.

Duam t’ia shprehim falënderimin dhe mirënjohjen për gjithë vitet që i ka shërbyer futbollit si President i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ai do të mbahet mend për kontributin e jashtëzakonshëm për ngritjen e futbollit në Kosovë.

Ju lusim që t’ua përcillni ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të dashurve të tij.

Sinqerisht i juaji,

Aleksander Çeferin, president i UEFA-s.