Presidenti i Algjerisë shpërndan parlamentin, vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme

0
67

Presidenti i Algjerisë, Abdelmadjid Tebboune, njoftoi shpërndarjen e dhomës së ulët të parlamentit të vendit, Asamblesë Popullore Kombëtare, dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Në një fjalim televiziv, Tebboune tha se një ristrukturim i qeverisë do të ndodhë brenda 48 orëve.

Fjalimi i presidentit algjerian përkoi me Ditën e Dëshmorit, e cila përkujton personat që luftuan dhe vdiqën në lëvizjen e rezistencës kundër kolonializmit francez.

Fjalimi përkoi gjithashtu me thirrjet e reja për demonstrata për të shënuar përvjetorin e dytë të protestave popullore që i dhanë fund sundimit 20-vjeçar të paraardhësit të Tebboune-s, Abdelaziz Bouteflika.