Praga, qyteti i parë në planet me më së shumti gjelbërim

0
286

Praga nuk është zakonisht në listën e qyteteve më të preferuara për vizita. Vendi është i mrekullueshëm, e mos të përmendim birrën që është më e lirë se uji.

Për dallim nga kryeqytetet tjera ku janë të  asfiksuar nga smogu e trafiku. Të mbytur nga pallatet shumëkatëshe, ky qytet renditet i pari në lista për bukuri dhe gjelbërim.

Indeksi i qyteteve të gjelbra për vitin 2018 ka vlerësuar qytetet me më shumë gjelbërim në planet, e i pari në listë është Praga: përveçse i bukur, edhe i gjelbër.

Studimi ka vlerësuar 50 qytete të botës, me numrin më të madh të zonave të gjelbra. Në konsideratë janë marrë zonat natyrore, pyje dhe lëndina, por edhe hapësirat e gjelbra të krijuara nga njeriu, si parqe, fusha golfi, kopshte publike etj., si edhe terrenet e përdorura për prodhime ushqimore, frutore, vreshta, etj.

Praga kryeson renditjen pasi 56.7 për qind e kryeqytetit çek është e mbuluar nga gjelbërimi. Ai që njihet edhe si qyteti i 100 kullave, mban edhe rekordin e kopshteve publike, me 22.5 metra katrorë për banor.

Edinburgu klasifikohet i pari mes qyteteve britanike, ndërsa më të gjelbërit në Shtetet e Bashkuara janë Uashingtoni dhe Los Angelesi.

Ndërkohë, qyteti me hapësirën më të vogël të gjelbër në dispozicion të një banori është Tokio, me vetëm 5 metra katrorë; pasojnë Stambolli me 4.98 dhe Athina me 6.45 metra katrorë për banor. Ndërsa Roma renditet në vendin e 7 në klasifikimin global, me 166.47 metra katrorë gjelbërim për frymë./oxygenpress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu