Posta e Kosovës me pulla postare në “Ditën e Fëmijëve”

0
53

Sot kur po shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve, Posta e Kosovës e ka lëshuar një seri të pullave postare të titulluar “Dita e fëmijëve”.

Filatelia e Postës së Kosovës nëpërmjet një njoftimi thotë se këto pulla postare i dedikohen promovimit të të drejtave të fëmijëve, njofton Klan Kosova.

“Fëmijët t’i shohim përherë të lumtur me buzëqeshjen e ëmbël të tyre, sepse ata janë ardhmëria jonë dhe e vendit tonë”.