Portugali, kryeministri Costa kërkon gjendje të re të jashtëzakonshme

0
54

Kryeministri portugez, Antonio Costa tha sot se i ka kërkuar presidentit të miratojë një gjendje të jashtëzakonshme, që do t’i japë qeverisë më shumë pushtet për të marrë masa kundër shpërthimit të COVID-19.

“Kjo është një lëvizje parandaluese dhe do t’i japë shtetit mbështetje më ligjore për të kufizuar lëvizjen, për të matur temperaturat e trupit në vende publike ose private, për të forcuar burimet shëndetësore duke përdorur sektorin privat dhe për të lejuar forcat e armatosura të ndjekin virusin”, tha ai.

Kërkesa e Costa-s për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme do të vlerësohet nga presidenti Marcelo Rebelo de Sousa.

Ky i fundit tha se do ta miratojë kornizën e re ligjore vetëm nëse ajo do të ketë mbështetjen e shumicës në parlamentin portugez./ATSH