Portieri i Prishtinës drejt rekordit që është në fuqi që nga viti 2006

0
142

Visar Bekaj është ndër më të merituarit që Prishtina është e para pas përfundimit të stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll.

Përveç kësaj, bardhekaltërit kanë pësuar vetëm 4 gola në 17 ndeshje, e padyshim që Bekaj edhe këtu i ka meritat më të mëdha. I ndihmuar edhe nga bashkëlojtarët, ai nuk ka pranuar gol në 10-të ndeshje rresht dhe është larg rekordit të ish-portierit të Prishtinës, Labinot Qosa, vetëm edhe dy ndeshje.

Qosa kishte 12 ndeshje kampionale rresht pa pranuar gol, në mesin e atyre ndeshjeve kishte pranuar gola në 3 ndeshje për Kupë dhe kjo seri tani e Bekaj është edhe më e veçantë dhe mbase do t’ia dalë të ruajë portën pa prekur edhe në dy ndeshjet e para të vitit 2019.