Porosia e Papa Françeskut për Krishtlindje

0
83

Të krishterët në mbarë botën festojnë sot lindjen e Krishtit. Në këtë ditë feste nuk ka munguar as mesazhi i Papa Françeskut. Papa tha gjatë meshës së zhvilluar në mbrëmje, se lindja e Krishtit duhet të shërbejë si një mesazh për një mënyrë të re të jetuari.

“Duhet të mësojmë të jetojmë, por jo duke ngrënë e grumbulluar, por duke dhënë dhe ndarë me të tjerët. Le të pyesim veten: A më duhen vërtet të gjitha këto objekte materiale dhe këto receta të komplikuara për jetën? A mund të menaxhojë pa këto dhe të bëjë një jetë me një thjeshtësi edhe më të madhe”, është shprehur Papa Françesku./27.al/OxygenPress.info