Polonia thyen rekordin ditor të fataliteteve

0
52

Polonia raportoi 954 vdekje nga Covid-19 duke vendosur një rekord të ri ditor, sipas shifrave zyrtare.

Numri i të infektuarve është më i lartë për shkak të vonesave në raportim gjatë pushimeve të Pashkëve, që do të thotë që shifra e raportuar përfshin mbi 350 vdekje që nga e premtja e kaluar, e shtuna dhe e diela.

”Numri rekord duhet të merret seriozisht. Ne patjetër që duhet të jemi të përgatitur për një trend në rritje të vdekjeve”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Ministrisë polake të Shëndetësisë Wojciech Andrusiewicz.

Rritja e fundit e rasteve të reja ka kontribuar që më shumë njerëz që trajtohen për Covid-19 në spitale.

Regjistrimi i mëparshëm ditor i vdekjeve ishte regjistruar më 25 nëntor, kur u raportuan 674 të tilla. /atsh