Policia në kërkim të Mehmet Morinës nga Klina

0
226

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e Mehmet Morinës nga fshati Dresnik i Klinës.

“bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejё-dega Klinё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

•MEHMET (Ali) MORINA i lindur me 01.06.1967 në fshatin Dresnik- Klinё.

I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale:

•“VJEDHJE GRABITQARE”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin për media.