Policia ndalon 17 persona, kaluan ilegalisht kufirin

0
46

Policia e Kosovës të premten ka ndaluar 17 persona për shkak se kaluan ilegalisht kufirin.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se 14 persona janë gjetur në Rogoqicë dhe tre të tjerë në Novosellë të Kamenicës.

Shtatë nga të dyshuarit ishin shtetas të Serbisë. Tre prej tyre janë liruar për në shtëpi, dhe 14 të tjerë janë dërguar në Gjykatën Themelore në Kamenicë.