Policia me urdhër operativ, kërkohet qetësi dhe zbatim i rregullave

0
123

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës thotë se janë gjithandej të pranishëm, në çdo kohë.

Vendimet që Qeveria e Kosovës i ka marrë po i zbaton Policia.

Ai thotë se fillimisht kanë marrë masa me stafin, duke filluar me pajisjet e edhe dezinfektimin.

“Mund të jemi persoant e parë bashkë me mjekët e doganierët, fatmirësisht nuk është evidentuar asnjë rast që zyrtarë policor kanë prekur nga vorusi. Ka zyrtarë të kategorive të ndryshme që janë vetizoluar sepse kanë ardh nga trajnime jahstë vendit, kështu 14 ditë do qëndrojnë brenda ngase duhet zbatuar vendimet njësoj nga të gjithë”, thotë Kelani.

Ai thotë se po i praktikon rregullat në maksimum.

Ndërsa kur flet për sigurimet shëndetësore, ai thotë se ëhstë e vetmja në botë që nuk kanë, ndërkohë janë të rrezikuar vazhdimisht në shumë mënyra.

“Që shumë vite, me shumë kërkesa, te secila Qeveri kemi këkruar sigurimin shëndetësor, mirëpo ende nuk ka ndonjë rezultat”, thotë ai.

Kelani ka bërë thirrje te të gjithë qytetarët që të zbatojnë rregullat, të ndjekin këshillat, e kështu të gjithë do e kenë më të lehtë.

Ai thotë se po përcjellin situatën ngase mund të ketë reagime nga keqbërësit de thotë se janë angazhuar zyrtarë të kategorive të ndryshme.

Shpjegon se të gjithë zyrtarët policor janë në detyrë, pa pushim në këtë periudhë, por me orarin 8 orësh, i zakonshëm. Thotë se pushim kanë disa nga stafi civile dhe ata me probleme shëndetësore./oxygenpress.info