Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e Bleron Galanit nga Peja

0
196

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e BLERON (Ali) GALANI i lindur me 23.12.1992 nё Pejë.

“I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale: “Vjedhje e rёndё”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin për media.