Policia ka sekuestruar 9 motoçikleta si dhe ka shqiptuar 49 fletëparaqitje në Prizren gjatë një kontrollimi

0
60

Me qëllim të parandalimit dhe shkaktimit të aksidenteve në rrugë, njësiti i trafikut rajonal së bashku me njësitë tjera të policisë në Prizren, duke vepruar nëpërmjet masave preventive dhe reaguese ka zbatuar një plan operativ nga data 03 gusht deri me datë 06 gusht 2020 për kontrollimin e motoçikletave në rrugë.

Krahas numrit të aksidenteve në rrugët e rajonit të Prizrenit, si dhe kundërvajtjeve të shumta janë vërejtur së në rrugë qarkullojnë edhe motoçikleta të cilat kohët e fundit janë jo vetëm shkaktar i aksidenteve por si pasoje e ngasjes së pasigurte ato përfundojmë shpesh edhe më lëndime të rënda e deri në fatalitet. Këto motoçikleta kryesisht janë edhe të paregjistruara, pa dokumentacion të rregullt, të pa doganuara apo ju ikin obligimeve doganore dhe shumica vijnë nga shtetet e jashtme.

Andaj, gjatë kësaj periudhe të zbatimit të planit operativ në rajonin e Prizrenit, shume ngasës janë hasur pa patentë shofer me kategori përkatëse, pa regjistrim, duke bërë tejkalim të shpejtësisë, mos vendosja e helmetës së posaçme, vozitje të rrezikshme nëpër lokacione të ndryshme e sidomos në zonat urbane, mos respektimi i shenjave të trafikut, e kundërvajtje të tjera.

Dhe për këto të gjetura në komunikacion policia gjatë kësaj periudhe ka shqiptuar gjithsej 49 fletëparaqitje si dhe ka sekuestruar 9 motoçikleta.

Policia rajonale në Prizren dhe njësitë tjera e sidomos njësia e komunikacionit rrugor, do të vazhdoj edhe me tutje në ditët në vijim më ketë aktivitet me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mirëmbajtjen e rrjedhës normale në komunikacionin rrugor në zonat urbane dhe rajonale.