Policia e Pejës kërkon ndihmë për kapjen e këtij personi

0
357

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve që të lokalizojë dhe më pas të arrestojë personin e kërkuar Kushtrim (Luan) Bojaj i lindur me 10.06.1995 nё Klinë.

I dënuari është i kërkuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.