Policet nga Kosova e Shqipëria, pjesë e paradës së policeve, në Alaskë

0
70

Në Alaskë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është mbajtur parada ndërkombëtare e femrave police, në të cilën kanë marrë pjesë edhe femrat police nga Kosova dhe Shqipëria.

“Sot e kishim një ditë madhështore, që ishte paradë ndërkombëtare e femrave police, e midis tyre ishin femrat police nga Kosova dhe Shqipëria dhe na bëjnë të jemi krenarë me motrat tona”, ka shkruar në profilin e tij në “Facebook”, Sokol Ymeri që jeton dhe vepron në Alaskë, transmeton RTK-ja.