Plazhi Potam, mrekullia e Himarës që ka ujë të kristaltë

0
756

Plazhi Potam ndodhet në jug të Himarës dhe është një alternativë e mirë për të gjithë turistët që këtë vit dëshirojnë t’i kalojnë pushimet në Shqipërinë Jugore.
Plazhi i Potamit ndodhët në jug të Himarës dhe është një alternativë shumë e mirë dhe është shumë pranë qendrës së qytetit.

Në plazhin e Potamit (në greqisht Potam do të thotë lum) thuhet se rrjedh një lum, prandaj edhe zona mban këtë emër.

Njihet si zonë e qetë, jo shume larg bregdetit dhe me të gjitha kushtet e nevojshme për të ju siguruar pushime sa me të qeta dhe komode.

Tradita dhe thjeshtësia që ofron plazhi i ka bërë turistët e huaj që të frekuentojnë sa më tepër Potamin.

Ky plazh është shumë afër qytetit dhe shërbimet janë shumë të mira, ku edhe familjarët mund të shërbehen me ushqim të shpejtë e me akomodim.