Plaçkitet Besim Dina

0
108

Komediani Besim Dina është plaçkitur nga persona të panjohur. Mësohet se rasti ka ndodhur në mbrëmjen e së premtes në Prishtinë, ku atij i është thyer vetura dhe i janë vjedhur gjësende.

OxygenPress mëson se vlera e gjërave të vjedhura kalon 1000 euro. Rasti është hapur edhe në Policinë e Kosovës. I kontaktuar nga stafi, Dina ka thënë se çështja është në dorën e policisë, sepse ata i kanë premtuar që shumë shpejt do të marrin videot nga kamerat për rreth vendit të ngjarjet, për të identifikuar plaçkitësin. /OxygenPress.info