Pjestarët e FSK-së dalin të suksesshëm edhe në këtë shtet

0
69

Koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Sefer Isufi ka diplomuar në Universitetin e Mbrojtjes në Stamboll, në Institutin Shumëkombësh të Udhëheqjes Strategjike të Forcave të Përbashkëta, në degën e Komandimit dhe Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura në Operacione të Përbashkëta, përcjell OxygenPress.

Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë përfaqësuesit e lartë institucional dhe ushtarak.

Në ceremoni ishte edhe atasheu i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës koloneli Bekim Osmani, cili u prit nga Rektori i Universitetit të Mbrojtjes, Erhan Afyoncu, njofton Ministria e Mbrojtjes.

“Kolonel Seferi tregon se plan-programi studimor, ka përfshirë në mënyrë kronologjike modulet rreth sigurisë globale, rajonale dhe nacionale, ndërlidhjen e tyre me strategjitë nacionale të mbrojtjes dhe ushtarake, si dhe procesin e implementimit të tyre në operacione të mundshme të të gjitha komponentëve të forcave (joint) nga niveli i komandimit dhe drejtimit strategjik ushtarak”, thuhet në njoftim.

Kolonel Seferi u dallua në mesin e pjesëmarrësve të rreth 20 ushtrive të vendeve, nga tre kontinente.