Pjesëtarët e FSK-së përfunduan me sukses Kursin e Mbijetesës në Dimër

0
125

Në Qendrën Trajnuese për Kërkim-Shpëtim, u mbajt ceremonia e certifikimit për pjesëtarët e FSK-së, të cilët përfunduan me sukses Kursin e Mbijetesës në Dimër/ Mot të Ftohtë, në terren të hapur, përcjell OxygenPress.

Pjesëmarrësit në kursin dimëror përfaqësonin të gjitha njësitet e FSK-së, përfshirë: BRSH-në, PF-në, TFKSH-në dhe Kompaninë e Deminimit, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Qëllimi i mbajtjes së kursit, me intensitet të lartë, ishte përshtatja dhe mbijetesa në kushte ekstreme të motit.

Gjithashtu gjatë trajnimit pjesëmarrësit janë mësuar me ndërtimin e strehimoreve për mbijetesë me materialin e gjendur në natyrë, metodat e ndezjes së zjarrit dhe sigurimin e ujit dhe të ushqimit.

Pjesëmarrësit e trajnimit janë përgatitur edhe për orientimin në natyrë, pa harta dhe busullë, vetëm duke u orientuar përmes; diellit, hënës, yjeve dhe objekteve tjera në natyrë.

Finalizimi i kursit ishte marshimi i pjesëmarrësve në kushte ekstreme të ftohta, në gjatësi mbi 8 km, ku ata kaluan 36 orë, jashtë, në natyrë, duke praktikuar mësimet e mësuara.

Pjesëtarët e FSK-së, të cilët arritën ta përfundojnë me sukses trajnim, tani janë të gatshëm, t’i bartin disa nga njohurit e mësuara tek njësitet dhe kolegët e tyre me sukses. Të gjithë pjesëmarrësit në trajnim kanë arritur t’i plotësojnë kriteret e Kursit, dhe janë certifikuar për Nivelin e Avancuar të Kursit “Mbijetesa në Kushte të vështira-Dimri“, njofton Ministria e Mbrojtjes./OxygenPress.info