Pjesëmarrja e Kosovës në Festivalin e Filmit në Berlin

0
64

Filmi “Në Mes” do të jetë pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmave të shkurtë “Berlinale Shorts”.

Regjisori dhe producenti i filmit janë takuar sot me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, shkruan OxygenPress.

Gashi ka pritur sot në takim Samir Karahodaj dhe Eroll Bilibanin me të cilët bisedoi lidhur me pjesëmarrjën e Kosovës në Festivalin e Filmit në Berlin.

“Është një arritje dhe sukses i jashtëzakonshëm i Kosovës që të marrë pjesë me një projekt filmik në një festival prestigjioz siç është ‘Berlinale’ dhe si MKRS jemi shumë të lumtur që kemi përkrahur këtë film i cili do të na përfaqësojë si Kosovë dhe uroj që mos të kthehemi pa ndonjë çmim nga Gjermania”, ka thënë Gashi, njofton MKRS.

Gashi i njoftoi mysafirët se përkrahja për projektet kulturore është rritur dhe tani MKRS ndodhet në procesin e vlerësimit të projekteve për këtë vit, dhe shumë shpejtë do të bëhen publike rezultatet

Ndërsa autori i filmit,  Samir Karahodaj tha se ndjehet tepër i lumtur që Kosova përmes filmit të tij do të përfaqësohet për herë të parë në garën ndërkombëtare të filmave të shkurtë “ Berlinanle Shorts”./OxygenPress.info