Pjesa e dytë e javës, me mot të thatë dhe vransira të ndryshueshme

0
104

Ditëve të ardhshme nuk do të ketë depërtime të cikloneve nga rajoni, kështu që pritet një pushim i të reshurave. Gjatë kësaj periudhe vendi ynë do të jetë nën ndikimin periferik të fushave të presionit të lartë që ndodhen në lindje të kontinentit. Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot të thatë, me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Nëpër ultësira orëve të mëngjesit do të ketë mjegull, e cila gjatë ditës do të shpërndahet.
Në aspektin termik në mëngjes do të mbajë mot më i ftohtë, e gjatë ditës temperaturat do të mbeten mbi vlera mesatare, edhepse më të ulëta se ditëve të shkuara.

Situata e qetë meteorologjike, pa qarkullim të mjaftueshëm ajror, e me mjegull nëpër ultësira do të përkeqësojë cilësinë e ajrit, ndërsa vlerat e kualitetit të ajrit (AQI) do të kalojnë në të pashëndetshme.

21.11 – Në mëngjes ftohtë dhe me mjegull në ultësira. Ditën vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell.
22.11 – Në mëngjes kryesisht me vransira, e në ultësira mjegull. Ditën intervale me diell, e në mbrëmje vransirat do të shtohen.
23.11 – Mëngjesi kryesisht me vransira, e në ultësira mundësi për mjegull. Ditën vransira dhe intervale me diell.
24.11-25.11 – Të dielën kryesisht me vransira, me mundësi për riga lokale shiu. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull. Ditën e hënë kryesisht me vransira. Në mëngjes mundësi për riga lokale shiu, e gjatë ditës intervale me diell, e në mbrëmje priten kthjellime.

Temperaturat e ajrit edhepse do të pësojnë rënie të lehtë, mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 3C deri në 5C, e maksimalet nga 11C deri në 14C.
Do të fryejë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet vlera të normales.