Pfizer njofton vonesa në shpërndarjen e vaksinave me një javë

0
54

Grupi amerikan Pfizer, i lidhur me laboratorin gjerman BioNTech, njoftoi sot një plan që do të mundësojë kufizimin me një javë të vonesave për dërgimin e vaksinave kundër COVID-19, ndërkohë që Europa trembej se dorëzimi i dozave do të vonohej për tre katër javë.

“Pfizer dhe BioNTech kanë zhvilluar një plan që do mundësojë rritjen e kapaciteteve prodhuese në Europë dhe do të dërgojë më shumë doza në tremujorin e dytë”, theksuan të dy kompanitë në një deklaratë të përbashkët.

“Ne do të kthehemi në kalendarin fillestar të dërgesave në Bashkimin Europian nga java e 25 janarit, me një rritje të dërgesave duke filluar nga java e 15 shkurtit”, shtuan grupet.

“Për ta bërë këtë, tani janë të nevojshme modifikime të caktuara në proceset e prodhimit”, theksuan dy partnerët.

Grupi amerikan Pfizer, i bashkuar me laboratorin gjerman BioNTech, paralajmëroi dje se nuk do të ishte në gjendje, deri në fillim të shkurtit, të siguronte vendet e BE me sasitë javore për të cilat ishte angazhuar.

Shumë shtete të BE shfaqën pakënaqësi me deklaratën e kompanisë se shpërndarja e vaksinave në Europë do të ishte e reduktuar për 3-4 javë për shkak të rritjes së kapaciteteve prodhuese./ATSH