Pfizer dhe BioNTech aplikojnë për miratimin nga BE të vaksinës antiCovid-19

0
80

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech kanë dorëzuar vaksinën e tyre Covid-19 në Agjencinë Europiane të Barnave deklaruan kompanitë në një deklaratë, me synimin për ta bërë ilaçin e tyre të disponueshëm në Europë brenda 2020.

Partnerët, një gjigant farmaceutik amerikan dhe një kompani e vogël gjermane e bioteknologjisë, e specializuar në teknologjinë e RNA, deklaruan se marrja e aplikimit të tyre u konfirmua, pas aplikimit të djeshëm.

Kjo i vë kompanitë ”kokë më kokë” me firmën amerikane Moderna, e cila gjithashtu i kërkoi rregullatorit të BE për miratimin me kusht të vaksinës së saj Covid-19.

CEO i Pfizer, Albert Bourla e përshëndeti aplikimin për aprovim si “një tjetër moment kryesor” në përpjekjet e tij për të lehtësuar krizën shëndetësore, së bashku me BioNTech.

Vaksina e tyre u gjet të ishte 95% efektive kundër Covid-19 në provat klinike.

Ashtu si Moderna, Biontech dhe Pfizer gjithashtu kanë aplikuar në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) për aprovim emergjent./ATSH