Pezullohet filmi biografik për Bob Dylan-in

0
64

Filmi biografik për Bob Dylan-in është pezulluar sipas kinematografit të këtij projekti, Phedon Papamichael.

“Ne patëm ta bëjë [filmi] për Bob Dylan-in me [regjisorin James] Mangold por kjo nuk ndodhi, e me Timothee Chalamet, pasi qe bërë elektrik në të gjashtëdhejtat”, ka thënë Papamichael për Collider.

Sipas tij, nevojat e këtij filmi për lokacione të caktuara historike si dhe për kostume e ka bërë punën e xhirimeve shumë sfiduese në situatën aktuale të koronavirusit.

“Nuk mendoj se ka vdekur, por do të jetë një projekt i vështirë për ta nxjerrë në epokën e Kovidit, sepse është krejt në klube të vogla me shumë statistë në kostume periodike, dhe ju duhen shumë flokë e grim”, ka vijuar ai.