Petulla, mjaltë e raki, “Mrizi i Zanave” surprizon 45 gjermanët që udhëtuan me tren drejt Shkodrës

0
225

Ekziston një tren në Shqipëri. Dhe sot në të kanë hipur jo pak por 45 shtetas gjermanë. Udhëtimi është nga Vora drejt Shkodrës, por pikërisht në Lezhë, apo në zonën e Fishtës, kanë pasur një suprizë të veçantë, raporton newsbomb.al.

Eshtë stafi i pikës së Agroturizmit “Mrizi i Zanave” që ka surprizuar mysafirët e vecantë nga Gjermania. Me kostume popullore të zonës, vajzat janë ngjitur në tren dhe kanë shërbyer, petulla, mjaltë e raki.

Duket se nisma është pritur mjaft mirë, e vizitorët kanë mbetur të surprizuar. Dhe sic duket nga foto, edhe vagoni I trenit është në gjendje të mirë, I mirëmbajtur për udhëtim.