Petrit Çeku emërohet profesor në Universitetit prestigjioz të Graz- it

Kitaristi Petrit Çeku i cili me tingujt e tij që burojnë nga kitara e ndërtuesit Ross Gutmeier, ka mahnitur publikun në secilën performancë të tij, tashmë mjeshtërinë e tij do ta ketë mundësinë t’ua përcjellë edhe gjeneratave të reja, kësaj radhe në cilësinë e profesorit në Universitetin prestigjioz të Graz-it, shkruan KultPlus.

Për këtë lajm ka njoftuar vetë Çeku përmes një statusi në Facebook, ku është shprehur jashtëzakonisht i lumtur për titullin që i është dhënë dhe për mundësinë që të punoj dhe të ndajë përvojën e tij me muzikantët e rinj.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur të ju njoftoj se më është dhënë titulli i profesorit në Universitetin prestigjioz të Graz-it dhe se do të filloj të jap ligjërata në muzikë këtë vit. Është një privilegj i madh që të bashkohem në këtë fakultet të mrekullueshëm dhe veçanërisht në departamentin e shquar të kitarës, i cili përfshin të mëdhenjtë Paolo Pegoraro dhe Lukasz Kuropaczeëski dhe me të vërtetë mezi pres të punoj dhe të ndaj përvojën time me muzikantë të rinj të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Çeku.

https://relaunch.kug.ac.at/news/news-detail/news/von-kammermusik-fuer-gitarre-bis-zu-ppcm-vokal-neue-studien-an-der-kug/?tx_news_pi1%5Bcontroller%5D=News&tx_news_pi1%5Baction%5D=detail&cHash=76bb3b52defb894bf21127ab177e7463&fbclid=IwAR1P5yEWuGOKNhZ4O7Wer2pTVfNiTj2Q2ufD4ktzwe_jjL_xOVLtP07-S4o

Lindur në Prizren, Kosovë, Çeku u frymëzua të luante kitarë nga babai i tij që në moshën gjashtë vjeç. Ai ndoqi shkollën e muzikës Lorenc Antoni nga mosha 9 deri në 17 vjeç, ku mori mësime në kitarë klasike nga Luan Sapunxhiu. Në 2002, Çeku ishte i ftuar nga Xhevdet Sahatxhija për të studiuar në Zagreb, Kroaci, në shkollën e muzikës Pavao Markovac. Në vitin 2008, Çeku u diplomua në Akademinë e Muzikës në Zagreb në klasën e njohur të Darko Petrinjak. Nga viti 2009–13 ai vazhdoi të studiojë me Manuel Barrueco në Konservatorin Peabody në Baltimore, SHBA.

Çeku ka interpretuar shumë recitale në të gjithë Evropën dhe Amerikën dhe ka qenë një solist me orkestra të tilla si Baltimore Symphony, Filharmonic of Chamber of Czech, Orkestra shtetërore e Hermitasit të Shën Petersburg dhe Filarmonia e Zagrebit. Ai gjithashtu paraqitet rregullisht me Solistët e famshëm të Zagrebit dhe është anëtar themelues i Guitar Trio Elogio.

Ai rregullisht performon në festivale muzikore si Festivali i Gjeneratës Tjetër, Samobor Festival, Panama Guitar Panama, Guitar Virtuosi në Moskë dhe Festivali Remusica i Prishtinës. Ai gjithashtu jep mësime rregullisht në Akademinë Polake të Kitarës dhe Festivalin e Mjeshtërve të Rinj Samobor. Petrit Çeku luan në një kitarë të bërë nga Ross Gutmeier.