PETRIT ÇEKU DHE LORIK CANA BËJNË THIRRJE T’I BASHKOHENI FUSHATËS ‘LARG SYVE, AFËR ZEMRËS’

0
55
Prishtina - foto nga Marjan Komani
Prishtina - foto nga Marjan Komani

Lorik Cana dhe Petrit Çeku dolën me video mesazhe duke apeluar tek të gjithë që t’i bashkohen iniciatives të re “Afër Zemrës” dhe të ndihmojnë në blerjen e testeve për COVID-19 per Kosovën. Kjo fushatë, që u lansua më 28 prill, eshtë krijuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, në bashkëpunim me agjencinë New Moment New Ideas, organizatat BoneVet dhe Kosovo Ideas, dhe me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Porosia dhe emri i fushatës tregon gjendjen aktuale, ku shumica prej nesh i kemi të dashurit larg syve, por vazhdojmë t’i mbajmë afër zemrës.

Qëllimi i përgjithshëm i iniciatives është të kontriboj në mbledhjen e fondeve për të blerë pako të testimit për Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publik të Kosovës (IKShPK), në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Pa të dhëna për COVID-19, mjekët tanë nuk mund të kuptojnë numrin e rasteve të konfirmuara dhe se si po përhapet pandemia – prandaj nuk mund të përgjigjen në mënyrë të duhur ndaj kërcënimit. Prandaj fushata synon të mobilizojë individë vullnetmirë dhe kompani brenda Kosovës si dhe në Diasporë për të kontribuar financiarisht në arritjen e shumës së synuar prej 61,334 Euro, dhe rrjedhimisht të siguroj 2500 copë pako të testimit.

Si përgjigje, kjo iniciative do t’u mundësojë mjekëve dhe punonjësve shëndetësor të zbulojnë të infektuarit, trajtojnë pacientët dhe të shpëtojnë jetën e njerëzve që janë të kërcënuar nga COVID-19.

VIDEO E FUSHATËS: https://www.youtube.com/watch?v=a8TVYFxiRT0&feature=youtu.be

Mbledhja e fondeve do të bëhet përmes platformës KosovaIdeas – kosovaideas.com

Bashkohuni edhe ju për të arritur qëllimin e fushatës drejt ndalimit të përhapjes së virusit. Ju mund të ndihmoni nga shtëpia duke kontribuar në këtë iniciativë.

Mbani afër zemrës personat e dashur dhe gjithë popullin e Kosovës edhe pse në këtë kohë i kemi larg syve.