Pesë shqiptarë në garë për zgjedhjet në Belgjikë

0
39

Në kuadër të zgjedhjeve lokale, nacionale dhe atyre europiane, të cilat do të mbahen me 26 maj do garojnë edhe pesë kandidatë shqiptarë si pjesë e Partisë Socialiste Belge.

Ata janë: Amet Gjanaj, Luiza Duraki, Habibe Duraki, Avni Gjanaj  si dhe Qendresa Gerlica.

Me fillimin e fushatës zgjedhore, Amet Gjanaj, deputet aktual i rajonit të Brukselit, njëkohësisht edhe  kandidat për Parlamentin Europian, pohoi  se ky është një rast i favorshëm për shqiptarët, që përveç parlamenteve rajonale dhe atij nacional belg, të kenë përfaqësi edhe në Parlamentin Europian.

“Ne vijmë me një ofertë të re për komunitetin shqiptar, që të kemi përfaqësues në tri nivele që i kemi përpara, do të thotë nivelin europian, ku jam unë kandidat, nivelin e Belgjikës në Parlamentin e Belgjikës dhe në nivelin e Brukselit ku janë tre kandidatë të pranishëm. Oferta është që komuniteti shqiptar të ecë sa më parë me këtë skenë” tha ai, raporton Albinfo.ch.

Ahmet Gjanaj është deputeti i parë shqiptar në Parlamentin e Belgjikës. Të gjithë kandidatët kanë shprehur me përkrahjen e shqiptarëve, ata do të arrijnë të dalin fitues në zgjedhje.