Pesë piktura të mitit amerikan të muzikës shiten në ankand

0
252

Pesë piktura të mitit amerikan të muzikës, Frank Sinatra u shitën të paktën 100 000 dollarë secila, kur koleksioni i tyre u bë publik nga bashkëshortja e tij e fundit, në shtëpinë e ankandeve ”Sotheby’s” në Nju Jork.

Nga këto piktura, të gjitha abstrakte, dy prej tyre u shitën 137 500 dollarë ose të paktën tetë herë më shumë nga çmimi fillestar.

Piktura ishte një hobi e Frank Sinatras, që ai e ushtronte në shtëpinë e tij në Rancho Mirage, Kaliforni, në fund të viteve ’60, shkruan Atsh.

E martuar për 22 vite, Barbara Sinatra vdiq në vitin 2017, gati 20 vite pas vdekjes së Sinatras në vitin 1998./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu