Personi që kërcënoi spitalet, tha se do të sulmonte QKUK-në dhe disa spitale private

0
103

Mbrëmjen e 5 prillit Policia e Kosovës mori një mesazh kërcënues nga një person, i cili tha se do të sulmonte spitalet.

Personi me emrin Ajan Kongjeli paralajmëroi Policinë se të nesërmen do të hynte në disa spitale në Kosovë ku do të therrte me thikë sa më shumë njerëz që do të mundte, shkruan Gazeta Shneta.

Policia ishte mobilizuar atë ditë dhe kishte zbarkuar në spitale duke ngritur gatishmërinë për çfarëdo që mund të ndodhte.

Gazeta sinjali ka publikuar mesazhin e plotë të personit që kërcënoi. Ai tha se përveç QKUK-së, do të sulmonte edhe disa spitale private.

“Përshëndetje emri im Ajan Kongjeli & Unë jetoj në Prishtinë Kosovë. Këtë të martë ose nesër në 1PM EST unë do të hyj në spitalet e mia lokale me një thikë dhe do të ther sa më shumë njerëz që mund të spitalet ku do të shkoj janë Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Spitali i Mijëvjeçarit, EUROMED, Ndërkombëtare Spitali, Spitali Amerikn, Sante Plus Spitali i Përgjithshëm i Kosovës, Ars Medica, Qendra laserike e Syrit “KUBATI”, Spitali Rajonal i Mitrovicës dhe Spitali i përgjithshëm. Askush nuk mund të më ndalojë!”.