Personat të cilët flasin me zë të lartë, janë jo-konfident

0
1017

Juristja Arjeta Spahiu, gjatë këtyre ditëve ka publikuar disa video të shkurta, që kanë të bëjnë me tema të cilat synojnë  fuqizimin personal.

Ajo përmes këtyre videove, ka dhënë këshilla në lidhje me gjuhën e trupit në negociata, se si të jemi të suksesshëm, gjatë bisedës në raport me tjetrin.

“Ndërdija i sheh disa gjëra, vetëdija nuk i sheh, si për shembull gjuha e trupit. Sipas kërkimeve shkencore është vërtetuar se ne vetëm shatatë për qind përceptojmë në bazë të asaj se cfarë është folur, ndërsa 93 për qind , përceptojmë apo bindemi kur dikush flet me anë të gjuhës së trupit, tonalitetit apo zërit, si dhe lëvizjes së syve”, ka thënë ajo.

Ajo thotë se gjatë negociatave luajnë rol shumë faktor. Duke renditur kështu tri këshilla se si është mënyra më e mirë të sillemi që të kemi sukses gjatë negociatave.

“Pozicionimi në tavolinë-Sipas kërkimeve shkencore është vërtetuar se personat të cilët negociojnë dhe kanë murin pas shpine, apo ndonjë objekt, janë më të përqendruar në atë se cka po negociohet, në të kundërtën nëse keni mundësi ta vendosni kundërshtarin diku ku hapet edhe mbyllet dera atëherë ai person do të jetë I shpërqendruar dhe do të sjell vendime jo të mencura”, ka shtuar ajo.

Tutje, ajo ka këshilluar se gjatë negociatave sa më shumë që tregohen shuplakat e duarve, personi i cili është në bisedë, do ta ndjej vetën shumë më miqësorë.  Duke përmendur kështu edhe shikimin në sy. Madje sipas saj, faktor i rëndësishëm është zëri.

“Është vërtetuar se që të kesh një raport më të suksesshëm me dikë apo gjatë negociatave duhet që të kesh një zë mesatarisht të ulët dhe të thellë, për arsye se krijon një efekt hipnotik tek bashkëfolësi. Gjithashtu toni ju jep të vlerësoni se nëse një person ka konfidencë apo jo. Thuhet se konfidenca është e heshtur dhe jo konfidenca është e zëshme”, ka përfunduar  Spahiu.