Përse shumë njerëz kanë frikë nga martesa?

Në faqen e internetit është përhapur një pyetje shumë e preferuar: “Kur disa persona kthehen në shtëpi pas pune, përse qëndrojnë vetëm në makinë për një kohë të gjatë?” Një nga përgjigjet e vlerësuara shumë është se: “Në shumë raste, nuk dua të zbres nga makina, pasi më pret një moment kur duhet të përballoj të tjerët: kur largohem nga makina, do të përballem me problemet familjare, punët e shtëpisë, babain, djalin dhe burrin dhe nuk kam kohë të mendoj për vete. Ndërsa në makinë gjej kohë për veten dhe të reflektoj për veten.”

Mosha 30 vjeçe është një moshë ku ndahen shumë gjëra. Pas kësaj moshe, duhet të jeni i rritur, ngarkoheni me përgjegjësi familjare përfshi ushqimin e fëmijëve dhe përkujdesjen ndaj prindërve.

Meshkujt e martuar pëlqejnë kohën e qëndrimit vetëm në makinë. Por përsa i përket femrave? Disa gra përgjigjen se është tualeti. Një nënë e re tha: “Kur u shqetësova shumë nga fëmijët, kur u grinda ashpër me tim shoq doja të hyja në tualet për t’u larguar nga kjo botë e tmerrshme.”

Sot ka shumë beqarë, të cilët refuzojnë të martohen. Ata e vazhdojnë marrëdhënien dashurore për një kohë të gjatë, por nuk martohen.

Beqarët kanë frikë nga martesa, ndërkohë që të martuarit janë të lodhur nga kjo gjë. Por përse ndodh kjo?

Së pari është perceptimi i gabuar për martesën: pritshmëria tepër e lartë për bashkëshortin ose bashkëshorten. Shumë persona janë të mendimit se bashkëshorti ose bashkëshortja duhet t’i kushtojnë vëmendje të madhe nevojave dhe ndjenjave të palës së tjetër dhe t’ua plotësojnë kërkesat.

Në disa ditë para martesës, Xixi diskutoi me të dashurin e saj mbi dhuratën e martesës nga familja e burrit. Xixi këmbënguli se familja e burrit duhet të përgatisë dhuratën prej qindra mijë juanësh, e cila mund ta vërtetojë dashurinë e tij. I dashuri i saj tha se ai nuk e kishte këtë shumë lartë parash dhe nuk kishte dëshirë që t’u jepte prindërve të tij kaq shumë presion. Sipas mendimit të tij, pas martesës, përpjekjet e përbashkëta të çiftit në karrierë dhe familje janë më të rëndësishme se dhurata para martesës. Xixi mendoi se: “Ti nuk i kushton vëmendje të madhe ndjenjës sime. Nëse vepron në këtë mënyrë para martesës, mendo çfarë do bësh pas martesës.” Prandaj, koha e dasmës u shty vazhdimisht.

Në një program televiziv, po diskutohet problemi “pas martesës, duhet të ndahet prona e shtëpisë e burrit me gruan e tij apo jo?” Drejtuesja e programit paraqiti mendimet e saj se ndarja e pronës pasqyron në fakt problemet e anktheve, të dëshirave, të sigurisë në marrëdhëniet e dashurisë dhe të martesës.

Së dyti, brenda martesës fokusi është tek integrimi i familjes dhe më pak vëmendje tej vetja

Pas lindjes së fëmijës, zonja Lan dha shumë kontribut për familjen. Por ajo theksoi se i shoqi i saj nuk ndryshoi shumë. Në kohën e lirë pas punës, burri i saj vazhdoi të marrë pjesë në aktivitetet e ndryshme shoqërore dhe u kthye në shtëpi shumë vonë. Burri i saj ankohej shpesh se ishte shumë i lodhur dhe luajti lojëra në kompjuter ose telefon celular për t’u lehtësuar pasi i hodhi një sy fëmijës. Lan i ankohej shpesh se: “jemi në një familje, duhet të marrim pjesë së bashku për rritjen e fëmijës. Ti je babai i fëmijës dhe duhet të ndash me mua punët shtëpiake.”

Ajo i paraqiti kërkesa më konkrete, që burri i saj duhet të shoqërojë familjarët për të paktën 2 orë dhe duhet të qëndrojë në shtëpi për një ditë në fundjavë. Burri i saj s’mund ta refuzojë këtë kërkesa të arsyeshme, por ai u ngarkua me presionin më të madh. Koha personale pas punës u zu plotësisht. Para hyrjes në shtëpi, ai luajti lojërat e celularit për një moment ose piu një cigare në makinën e tij. Kjo është koha e vetme që ai ka për të ndejtur me vetveten.

Nëse njëri nga bashkëshortët në martesë kërkon përfshirjen e anëtarëve të familjes dhe përballimin e përbashkët të çdo pune, pala tjetër është detyruar që t’i përgjigjet, por pakënaqësia e brendshme mund të rritet në mënyrë të fshehtë.

Së treti, 4 “elementët e këqinj” në martesë: shkujdesja, kritika, përçmimi, vetëmbrojtja.

Psikologu amerikan Gottman ka vendosur një “laborator të dashurisë” në Universitetin e Uashington-it. Pas studimeve prej 20 vitesh, ai zbuloi se elementet më shkatërruese në martesë janë shkujdesja, kritika, përçmimi dhe vetëmbrojtja.

Kemi dëgjuar përgjigjet e shpeshta si: kur pyes çfarë dua të hajë, ai u përgjigj: “Të gjitha janë në rregull”; kur bën diçka pis etj., bashkëshortja kritikoi: “Përse kaq shumë gabime.”; kur harron marrjen e pakos për të, ajo thotë: “S’mund të varem nga ti për asgjë.”; kur nis debati në çift, ajo tha: “nuk ke asnjë gabim. Si mund të gabosh në çdo gjë?”

Këto modele të papërshtatshme të komunikimit mund të shkaktojnë ftohje tej dy palët.

Si t’i përballojmë me pozitivisht problemet e martesës? Si të trajtojmë konfliktet e brendshme familjare?

Së pari, rritja e aftësisë së mendimit të vetes, ulja e pritshmërisë për palën tjetër dhe të përpiqemi për rritjen e vetëkujdesjes.

Duhet të përpiqemi për uljen e ndikimeve nga informacionet e shumta të qarqeve të jashtme dhe të rritim aftësinë e mendimit të pavarur. Kur kemi pritshmëri shumë të lartë për palën tjetër, mund të zbulojmë diferencën shumë të madhe mes fakteve dhe imagjinatës. Në fakt, burri juaj është një njerëz i zakonshëm, që ngarkohet me presionin e kujdesjes së prindërve të tij, të shqetësohet nga qarja e foshnjës në natë, të zemërohet për shkak të dilemës në punë. Në këto momente, ai nuk ka aftësi të ngarkohet me detyra më të shumta familjare.

Në këto momete, duhet të kujdeset më shumë për ndjenjat e veta. Pyes veten: “Përse lindin këto ndjenja? Çfarë mund të bëj unë për ta lehtësuar veten?”

Pas punës së lodhshme në kompani, një grua u kthye në shtëpi dhe zbuloi se burri i saj e kishte bërë shtëpinë shumë rrëmujë. Ajo nuk u zemërua si në të kaluarën dhe fjeti një gjumë të ëmbël në dhomën e saj. Në ditën e dytë, kur u zgjua nga gjumi u ndje më mirë.

Brenda martesës, nuk ekzistojnë shumë “arsye të duhura”, të dyja palët duhet të bëjnë përpjekje sipas gjendjes aktuale për lumturinë e tyre individuale dhe të përbashkët.

Së dyti, duhet të përgjigjemi me pozitivitet

Sipas studimeve të laboratorit të dashurisë të Gottman-it, ndërkomunikimet mes çiftit sjellin ndikim të madh për marrëdhënien e ardhme.

Në eksperimentet e tij, kur një palë i thërret palës tjetër: “shikoni zogjtë jashtë dritares”, disa bashkëshortë do të hedhin një sy jashtë dritares, por disa tjerë vazhdojnë leximin e gazetave, duke mos vënë re fjalët e palës tjetër. Pas 6 vitesh, Gottman zbuloi se ndër çiftet e divorcuara në kohët e vonëshme, vetëm 33% të tyre reaguan me pozitivitet për thirrjen e palës tjetër.

Reagimet pozitive sjellin këtë mesazh: kur një palë shprehu mendimet e saj, pala tjetër mund të ketë opinionet e ndryshme, por pala tjetër kishte dëgjuar seriozisht fjalët e saj.

Nëse mund të bëni reagimet pozitive, duhet të përpiqeni për shprehjet e përshtatshme. Asnjë palë s’mund të bëhet gjithmonë “pala e arsyeshme” në marrëdhënien familjare. Çdo palë duhet të përballojë gabimet e veta dhe të bëjë reagimet e përshtatshme ndaj gabimeve. Duhet të pakësojmë fjalët si “Përse nuk veproni kështu?”. Dhe përdorim fjalët si “Më duket se…”, “Shpresoj se….”. Këto fjalët mund të sjellin mendimet më pozitive në martesë.