Përse shtojmë kilogramë në dimër dhe çfarë mund të bëjmë për ta parandaluar

0
106

Shpesh fajësojmë festat e fundvitit për kilogramët e tepërt, por nisur nga studime të shumta, ekzistojnë dhe shumë arsye të tjera, që çojnë në shtimin e peshës trupore.

Metabolizmi
Në dimër, metabolizmi ynë përmirësohet dukshëm; trupi përpiqet të djegë më shumë energji për të stabilizuar temperaturën. E gjitha kjo përkthehet në më shumë nevojë për ushqim, me qëllim ndjekjen e ritmit të ri të mekanizmave trupore. Çfarë mund të bëni? Përpiquni të qëndroni ngrohtë, vishuni mirë dhe rrisni temperaturën e zyrës/ dhomës suaj. Kështu i lehtësoni punë organizmit.

Qelizat tona ruajnë më shumë yndyrë
Një studim zbuloi se qelizat tona yndyrore reagojnë pozitivisht ndaj rrezeve të diellit. Qelizat që janë më afër lëkurës, kur ekspozohen në diell, tkurren dhe kështu ruajnë më pak yndyrë. Pra, nga ana tjetër, mungesa e rrezeve të diellit mund të rrisë aftësinë e qelizave për të ruajtur yndyrën, gjë që na bën të shtojmë peshë. Çfarë mund të bëni? Ekspozohuni sa të mundeni në diell.

Po bëhemi gati për “letargji
Njerëzit janë shumë më të ngjashëm me arinjtë sesa ata mendojnë: të dy palët përpiqen të flenë gjatë muajve dimërorë. Shkenca thotë se i ftohti nxit instiktet tona primitive dhe ne në mënyrë të pavetëdijshme përpiqemi të grumbullojmë kalori. Diku thellë brenda nesh jeton ende frika se mos të mos jemi në gjendje të gjejmë lëndë ushqyese të nevojshme për trupin gjatë dimrit. Çfarë mund të bëni? Merreni shtruar!

Bëhemi më të përgjumur
Mungesa e dritës së diellit ndikon në hormonet tona. Gjëndrat tona pineale i përgjigjen mungesës së rrezeve të diellit duke prodhuar më shumë melatoninë, përgjegjëse për ciklin tonë të gjumit-zgjimit. Pra, ne priremi të ndjehemi më të përgjumur, teksa nivelet më të larta të melatoninës mund të na rrisin oreksin. Kështu, e shohim veten duke ngrënë më shumë dhe duke lëvizur më pak gjatë muajve të ftohtë. Çfarë mund të bëni? Mundohuni të kontrolloni prodhimin tuaj të melatoninës duke ngrënë ushqime që e përmbajnë atë dhe duke u ekspozuar ndaj rrezeve të diellit. Domatet, ullinjtë, drithërat dhe qumështi i papërpunuar kanë sasi të konsiderueshme të melatoninës.