Përlotet Halil Kastrati, rrëfen për vëllain e vrarë në luftë

0
171

Halil Kastrati nga Shoqata Bamirëse Jetimat e Ballkanit ka rrëfyer për jetën e tij.

Ai tregon se ka një vëlla të zhdukur gjatë luftës.

I përlotur ka folur për nënën e tij, teksa thotë se nuk ka nënë të keqe.

“Ka një vëlla të vrarë në luftë, dëshmor, Kurrë trupi i tij nuk është gjetur. Shumë ka vuajtur nëna ime. Një herë e kam gjet në ballkon në katin e tretë të shtëpisë, kur ne krejt ishim në gjumë, teksa rrinte në mes të natës dhe shihte nga dyert e oborrit. Ajo ashtu ka bërë gjithmonë. Shkova ja qita dorën të qafa e i thash; Nanë çka? Tha po shoh ka dera, se po hyn kah dyert e oborrit”, ka rrëfyer Kastrati, duke treguar se ajo ka ndërruar jetë me këtë merak.

Ai ka treguar se me nënën e tij kishte një lidhje të fortë./OxygenPress.info