Përfundon takimi maratonik: Nuk ka marrëveshje në mes të VV’së dhe LDK’së

0
127

Ka përfunduar takimi maratonik në mes të dy subjekteve fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, VV’së dhe LDK’së, të cilat edhe me tej nuk kanë arritur të gjejnë pajtueshmëri për ndarjen e posteve ministrore dhe Presidenti.

 

Në këtë takim maratonik që u zhvillua sonte i cili kishte filluar rreth orës 16:00 në mes të VV’së dhe LDK’së, nuk është arritur pajtueshmëri për bashkëqeverisje.

Para mediave ka folur nënkryetari LDK’së, Avdullah Hoti  i cili ka thënë se nuk kemi ende përmbyllje të marrëveshjes.

“Ne po i vazhdojmë takimet, nuk e kemi përmbyllur ende marrëveshjen, ditëve tjera do të takohemi. Nuk është përfunduar ende krejt, ende nuk kemi ardhur në një konkludim, duhet të bisedojmë edhe më shumë”, ka thënë Hoti.

Gjithashtu edhe Konjufca tha se nuk ka marrëveshje.

“Nuk pati marrëveshje, krejt çka mund t’iu them është se duhet të shohim çka mund të ndodhë në takimet e radhës”, ka shtuar Konjufca para mediave.

Vlenë të theksohet se në këtë takim, ishin prezent, Albin Kurti dhe Besnik Bislimi, Glauk Konjufca me anëtarë të tjerë të VV’së, ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës është parë kryetari Isa Mustafa, bashkë me dy nënkryetarët, Agim Veliu dhe Lutfi Haziri, e Avdullah Hoti, ndërsa ka munguar Vjosa Osmani.

Takimi mes këtyre vjen si vazhdë e përpjekjeve për arritjen e një koalicioni për bashkëqeverisje, por që ende nuk është arritur pajtueshmëria.