Përfundon seanca ndaj Gucatit e Haradinajt – e radhës pritet të mbahet në muajin mars

0
95

Ka përfunduar seanca e sotme e Dhomave të Specializuara, ku para gjyqit të speciales do të paraqiteshin, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.

Lidhur me këtë pas polemikave të shumta që u krijuan rreth kthimit të materialeve shtesë të marrë nga OVL, Zyra e Prokurorit të Specializuar, pranoi që disa dokumente t’ju dorëzohen deri më së largu më 19 shkurt.

Sipas ZPS, ”nxjerrja e dokumenteve të parashikuara në bazë të një neni, do të bëhet deri më 19 shkurt”, bëri të ditur gjykatësi Nicolas Guillou.

Pas kësaj Guillou sugjeroi që konferenca e radhës të mbahet nga periudhat 24 dhe 26 shkurti.

Megjithatë ai kërkoi edhe mendimin e mbrojtjes së të akuzuarve Gucati dhe Haradinaj.

”Ne nuk kemi marrë këto data më parë, dhe për momentin secila prej këtyre datave është pak e vështirë për mua. Nuk e di se sa jemi në gjendje t’i ndjekim konferencat në këto data”, u shpreh avokati i Gucatit, Rees.

”Mund të na duhen disa ditë për të vendosur datën e saktë. Ne duam që të kemi dhe një konferencë tjetër për ecurinë e çështjes”.

”Ne sigurisht duam të kemi një konferencë tjetër në javën pas 19 shkurtit. Se sa do të jemi në gjendje që ta ndihmojmë gjykatësin në këto çështje varet nga materiali që do të marrim”.

”Sepse do t’na duhen disa ditë që të shohim pozicionin tonë”.

”Edhe unë si mbrojtje e Haradinajt e kemi më të përshtatshme një datë në mars se sa në muajin shkurt”, deklaroi avokati i Haradinajt, Cadman, njofton Klan Kosova.

Si rezultat në pajtueshmëri më gjykatësin e procedurës, Nicolas Guillou, u propozua data 5 mars të mbahet konferenca e radhës, por për vendimin zyrtar dhe datën e përcaktuar pritet të ketë një konfirmim ditëve në vazhdim./Klan