PËRFUNDON PLENARJA E PESTË E GJYKATËSVE TË DHOMAVE TË SPECIALIZUARA TË KOSOVËS

0
80

Më 29 dhe 30 prill 2020, u mbajt Plenarja e Pestë e gjykatësve të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Plenarja e cila zakonisht mbahet në Hagë me praninë fizike të gjykatësve, këtë u vit u mbajt përmes
videokonferencës për shkak të pandemisë së COVID-19. Me gjithë vështirësitë e krijuara, gjykatësit e
Dhomave të Specializuara të Kosovës e përfunduan me sukses Plenaren e tyre Vjetore dhe dëshmuan se
Kryetarja dhe gjykatësit vazhdojnë përmbushjen e mandatit të tyre pa vonesa.
Gjatë Plenares gjykatësit zgjodhën njëzëri gjykatësin Çarls Smith III si nënkryetar të ri në pajtim me nenin
32(4) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Në pajtim me nenin 32(4) të
Ligjit, nënkryetari ushtron detyrat e Kryetarit, në mungesë të Kryetarit ose në rast se Kryetari nuk mund të
ushtrojë detyrat e tij.
Kryetare Ekaterina Trendafilova i shprehu urimet gjykatësit Smith dhe deklaroi se zgjedhja e tij si nënkryetar
është dëshmi e besimit që ai gëzon prej gjykatësve të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Kryetarja, Prokurori i Specializuar dhe Administratorja i informuan gjykatësit për zhvillimet më të fundit. Pas
largimit të gjykatësve të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese nga Plenarja, gjykatësit e tjerë
vazhduan me kuvendimet dhe miratuan ndryshime të 30 rregullave të Rregullores së Procedurës dhe të
Provave (Rregullorja). Ndryshimet qartësojnë disa dispozita dhe kanë si synim mundësimin e procedurave
më efikase dhe më efektive. Në pajtim me nenin 19(5) të Ligjit, ndryshimet e miratuara të Rregullores do t’i
referohen Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese për të garantuar përputhjen e tyre me Kapitullin
II të Kushtetutës.