Përfundon numërimi i votave në Pejë, Vetëvendosje e para me 49.14 përqind

0
158

Tashmë janë numëruar të gjitha votat në komunën e Pejës.

Sipas rezultateve të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese me 49.14 përqind të votave të fituara.

E dyta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 18.83 përqind.

E treta Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 15.22 përqind të votave.