Përfundoi projekti “Çiklizëm për Down Syndrome”

0
40

Është mbajtur me sukses edhe dita e dytë e çiklizmit këtë të shtunë në Parkun Nacional të Gërmisë. Pëveç çiklizmit kësaj here fëmijët e shoqatës Down Syndrome Kosova dhe të pranishmit e tjerë u argëtuan edhe përmes lojës, vallëzimit e këngës.

Falenderojmë jashtëzakonisht shumë pjesëtarët e Marakli t’Biciklave të cilët mbështetën aktivitetet përgjatë projektit me pjesëmarrjen dhe ndihmën e tyre.
Aktivitetet u realizuan nën mbikëqyrjen e trajnerëve dhe vullnetarëve të Qendrës për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore.

Ky projekt është mbështetur nga Drejtoria për Rini, Kulturë dhe Sport nga Komuna e Prishtinës.