Përfitimet shëndetësore nga boza

0
266

Mban emrin ‘bozë’ dhe vjen nga fjala perse buze, që e shqipëruar do të thotë mel.

Origjina e saj është shumë e lashtë e daton rreth 8000-9000 vjet më parë, pikërisht nga Mesopotamia. Në Ballkan u bë e njohur vetëm në shekullin 13-të, ku e sollën Turqit me pushtimin e Anadollit.

Më shumë se një pije

Boza është një pije mahnitëse e cila përmban shumë probiotikë, vitamina A, B dhe E.

Përfitimet shëndetësore që ofron për organizmin janë të mëdha.

Ideale për njerëzit që merren me sport, për ata që kanë probleme me tretjen apo për ata të cilët vuajnë nga tensioni i gjakut, poashtu rrit prodhimin e qumështit te gratë që sapo kanë lindur.