Përfaqësuesja e Kosovës në Izrael: Krenare dhe e nderuar

0
602

E ngarkuara me punë e Kosovës në Izrael Ines Demiri, është shprehur e gëzuar për hapjen zyrtare të Ambasadës së Kosovës.

Demiri tha se është nder i madh për të që t’i shërbejë Kosovës në atë ambasadë.

“Një moment vërtet krenar dhe historik për marrëdhëniet e Kosovës dhe Izraelit. Republika e Kosovës sot zyrtarisht hapi Ambasadën e saj në Jeruzalem! Nderi më i madh i jetës sime është të kem këtë mundësi për të hapur Ambasadën dhe t’i shërbej me krenari vendit tim në Izrael”.