Përdoruesit duhet ta miratojnë mbledhjen e të dhënave

Faqet e internetit që kanë të integruara butonin “pëlqej” të Facebook-ut nuk duhet të mbledhin automatikisht të dhëna nga vizitorët e tyre. Këtë e vendosi Gjykata Evropiane e Drejtësisë. Përdoruesit duhet të bien dakord.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë i ka bërë operatorët e faqeve të internetit, që kanë të integruara një buton të integruar “pëlqej”, përgjegjës për mbledhjen e të dhënave. Gjykatësit vendosën që operatorët t’i informojnë përdoruesit e faqeve të tyre për mbledhjen e të dhënave, për shembull për synimin e mbledhjes.

Megjithatë, vendimi prek vetëm mbledhjen dhe transmetimin e të dhënave. Për përpunimin pasues të të dhënave nga Facebook-u, operatori nuk mund të bëhet përgjegjës.

Kur ngarkohet faqja, butoni transmeton adresën IP, identifikuesin e shfletuesit të internetit dhe datën dhe orën e shfrytëzimit të faqes – edhe nëse kur nuk e klikon fare butonin “pëlqej” nuk është klikuar dhe përdoruesi nuk ka llogari në Facebook. Në rastin konkret, qendra e konsumatorëve të Landit Renani Veriore-Vestfali kishte ngritur padi kundër ofertës në internet të një shitësi mallrash të modës në Dusseldorf.

Transmetimi i të dhënave pa pëlqimin e përdoruesit dhe informatat korresponduese është i paligjshëm, parashtruan mbrojtësit e konsumatorit. Në faqen e internetit në fjalë tani është integruar një kuti shtesë, në të cilën përdoruesit mund të aktivizojnë shprehimisht mediat sociale.

Nga ky vendim, krahas butonit “pëlqej” mendohet se preken edhe funksione të tjera të ngjashme, për shembull, të ofruesve të reklamave. Përdoruesit e internetit me këtë vendim mund t’i presë një klikim tjetër për të dhënë miratim.