Përballjet e Kosovës ndaj Luksemburgut dhe Sllovakisë

0
41

Kosova më 18 Shkurt do të ballafaqohet me Luksemburgun, derisa më 20 Shkurt me Sllovakinë. Këto sfida janë vendimtare për Dardanët, ku nëse fitojnë do të kualifikohen në rrethin e ardhshëm. Të gjitha ndeshjet e Grupit B, do të zhvillohen në Prishtinë.

Kosova dhe Luksemburgu janë ballafaquar tri herë, ku Dardanët kanë shënuar dy fitore, 109:88 dhe 80:84, ndërsa pësuan 88:80.

Në fazën e parë, Dardanët fituan si mysafirë 80:84, kurse shpresojnë që të triumfojnë edhe në Prishtinë dhe më pas të fitojnë edhe ndaj Sllovakisë dhe do të kualifikohen në rrethin e ardhshëm.

Në Grupin B, Kosova ka dy fitore (ndaj Islandës 80:78 dhe Luksemburgut 80:84) dhe dy humbje (nga Sllovakia 91:67 dhe nga Islanda 86:62), kurse Luksemburgu ka një fitore (ndaj Sllovakisë 77:73, kurse ka pësuar humbje nga Sllovakia 73:65, nga Kosova 80:84 dhe nga Islanda 90:76).

Përballja e dytë e Dardanëve do të jetë ndaj Sllovakisë. Kosova dhe Sllovakia janë ballafaquar katër herë në miqësore, ku sllovakët prijnë me tri fitore dhe një fitore u takoi Dardanëve. Ndërkohë, në garat zyrtare janë përballur vetëm në nëntor të vitit të kaluar, ku Sllovakia shënoi fitore 91:67.

Në Grupin B, Kosova dhe Sllovakia kanë nga dy fitore. Sllovakët kanë mundur Luksemburgun 73:67 dhe Kosovën 91:67, kurse kanë pësuar nga Islanda 83:74 dhe Luksemburgu 73:77.

Orari

18 Shkurt

16:00 Sllovakia-Islanda

19:00 Kosova-Luksemburgu

20 Shkurt

16:00 Luksemburgu-Islanda

19:00 Kosova-Sllovakia