Përballja Gjilani-Ballkani mbyllet pa gola

0
37

Sot është zhvilluar një ndeshje në kuadër të javës së 3-të në Superligë.

Gjilani dhe Ballkani e kanë mbyllur përballjen e tyre pa fitues dhe pa gola, në një ndeshje mjaft interesante dhe me lojë të fortë e me disa raste shënimi nga secila skuadër. Mundësinë më të mirë për ta çuar topin në rrjetë e kishte Shend Kelmendi i vendasve në minutën e 74-t, kur pas asistimit të Hajdarit nga një pozitë ideale gjuajti jashtë portës.

Pas këtij barazimi, Ballkani arrin në kuotën e shtatë pikë, aq sa ka edhe Arbëria që aktualisht e kryeson renditjen, derisa Gjilani është në kuotën e katër pikëve.