Për vitin e njëmbëdhjetë marshohet kundër kancerit të gjirit

0
152

Për herë të njëmbëdhjetë në Prishtinë, do të organizohet manifestimi tradicional “Zbulimi i hershëm mbijetesë”, për kancerin e gjirit.

Qëllimi i këtij manifestimi është ndërgjegjësimi i shoqërisë për rrezikun nga kanceri i gjirit dhe kërkesa për krijimin e kushteve më të mira për zbulimin e hershëm dhe trajtimin optimal të kësaj sëmundje  në Kosovë.

Kjo ngjarje organizohet nga Qendra kosovare për luftimin e kancerit të gjirit “Jeta Vita”.

Ky organizim do të mbahet të shtunën, me 20 tetor, në orën 12:00 para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

Kujtomë se muaji tetor njihet si muaji i luftimit të kancerit të gjirit. Si asnjëherë tjetër, në media dhe rrjete sociale jepen informacione nga mjekët se si të kujdesemi për shëndetin e gjirit në mënyrë që të parandalojmë këtë sëmundje./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu