Për tre muaj në Kosovë numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është rreth 7 mijë

0
139

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” për TM2 2020, me të dhëna mbi transportin ajror, hekurudhor, rrugor, dhe telekomunikimin.

Në territorin e Kosovës janë gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport.

Në tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2020, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është rreth 7 mijë, ku krahasuar me TM2 2019, numri i udhëtarëve është zvogëluar për (-76.85%). Kjo ka ardhur si rezultat i Vendimit të Qeverisë (në muajin mars) për masat e ndërmarra në luftimin e COVID-19 , ku transporti i udhëtareve është ndërprerë deri në muajin maj.

Transporti i mallrave me tren, në tremujorin e dytë të vitit 2020, ishte rreth 144 mijë ton, ku krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit 2019 ka një rënie prej (-5.70%).

Sa i përket numrit të fluturimeve, në TM2 2020 ishte 94 fluturime, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2019) ka një rënie prej (-96%). Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti gjatë këtij tremujori ishte rreth 19 mijë, e që në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2019) ka një rënie për (-96.79%).

Në mungese të raportimit nga disa operatorë ekonomikë, te dhënat e telekomunikimit për periudhën TM2 2020 do të publikohen në periudhën e ardhshme.