Për shkaqe sigurie mbyllet rruga Kaçanik – Hani i Elezit

0
52

Për shkak të vendosjes së trarëve në Urën 407, për sigurinë publike, Ministria e Infrastrukturës, ka mbyllur rrugën nacionale N2 (Kaçanik – Hani i Elezit).

Sipas njoftimit mbyllja e kësaj rruge është e nevojshme për shkak të sigurisë publike, transmeton OxygenPress.

Mbyllja e kësaj rruge, do të zgjas dy ditë, në këtë kohë:

E premte – 7 dhjetor 2018 – mbyllje e pjesërishme 09:00 – 12:00 dhe 14:00 – 17:00

E shtunë – 8 dhjetor 2018 – mbyllje ditore nga 07:00 – 17:00. /OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu