Për shkak të dëmtimit të kabllove elektrike në Fushë Kosovë, furnizimi me ujë iu është ndërprerë konsumatorëve të zonave

0
68

Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a

Për shkak të dëmtimit të kabllove elektrike në afërsi të Objektit Prodhues Kroni, në Fushë Kosovë, furnizimi me ujë iu është ndërprerë konsumatorëve të zonave të kësaj komune të cilët furnizohen nga ky sistem, si: Kroni, Bardhi o Madh, Bardhi i Vogël, Vragolia, Lismiri, pra vetëm zonat rurale.

Ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes , që nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me këtë rast.

Se kur do të rikthehet furnizimi me ujë varet nga natyra e dëmtimit dhe koha e sanimit.

Ju falënderojmë për mirëkuptim!