Për shkak se punimet e KEDS nuk mund të zhvillohen nën tension, ka ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike

0
70

Punimet në projekte investive në kryeqytet janë duke vazhdu me dinamikë të lartë, ku në lagjen #Arbëria është duke u bërë zëvendësimi i transformatorit, i kthinave dhe punimi i kokave. Nga ky investim do të përfitojnë direkt qindra banorë të kësaj zone. Për shkak se punimet nuk mund të zhvillohen nën tension, ka ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike.

Punimet njëkohësisht po zhvillohen edhe në #BreguneDiellit dhe #LagjaMuhaxherëve ku edhe atje po bëhet ndërrimi i kthinave, transformatorit dhe punimi i kokave.

Nesër dhe ditëve në vijim, do të ketë gjithashtu punime në projekte investive dhe punime të domosdoshme për siguri të sistemit në kryeqytet në lagjet: #MahallaMuhaxherëve, #Sofali, #Matiçan, #LagjjaSpitalit #Veternik. Gjatë kohës së punimeve, do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike.